Agjencia Zhurnal.mk.

Albin Kurti do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë njëditore në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

 

Ky Forum është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kryeministri Kurti do të diskutojë në panelin “E ardhmja e Evropës – zgjerimi”, pjesë e të cilit do të jenë komisionari evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Republikës së Polonisë, Mateusz Morawiecki, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, përfaqësuesi i lartë i Bosnjë e Hercegovinës, Christian Schmidt, kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Zheljko Komshiq dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në panelin me temë “E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh” do të diskutojnë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, kryeministri i Republikës Çeke, Eduard Heger, kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe Dubravka Shuica, nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci.

Në margjina të Forumit në Bled, kryeministri Kurti do të ketë takime bilaterale për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Related posts

BE: Kosova dhe Serbia përmes dialogut ta zgjidhin çështjen e targave

D V

PDK do të marrë pjesë të hënën në takimin e presidentes Osmani

D V

Familjarët dalin në aeroport t’i presin të aksidentuarit në Kroaci

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More