Agjencia Zhurnal.mk.

Alaudin Hamiti për BORDO, detaje nga BBV Kosova: VIP-at duan piano, xhakuzi dhe..

Big Brother VIP Kosova është një nga projektet më të rëndësishëm dhe më të përfolur që pritet të startojë shumë shpejt në Klan Kosova.
Një nga projektet më të rëndësishme edhe për përsonazhin e kopertinës BORDO Men për muajin Nëntor, Alaudin Hamiti.

 

Moderatori i njohur ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO ku ka folur për të gjithë përiudhën e përgatitjes së spektaklit që do të bëjë bashkëjetues në një shtëpi  personazhe VIP nga Kosova dhe  Shqipëria


Ndër të tjera ai ka treguar dhe detaje, deri tek kërkesat e çuditshme që banorët VIP kanë pasur.

Teksa u pyet  nëse ka patur ndonjë kërkesë apo kusht të çuditshëm që ju kanë vënë VIP-at, moderatori është përgjigjur:  ‘’Kemi patur pyetje të shumta të cilat ende vazhdojnë në këtë moment kur po e bëjmë këtë intervistë. Kërkesa të çuditshme nuk e di nëse mund të quhen, por kanë kërkuar të ketë piano në shtëpi, xhakuzi dhe palestër ndër të tjera.’’

Alaudini ka treguar se ajo çfarë dëshiron është që spektakli të përcjellë pozitivitet, rrëfime motivuese… ‘’por natyrisht edhe pak dramë nuk do t’i bënte keq’’ – ka shtuar moderatori.

Siç është lajmëruar edhe më parë Alaudini do të bashkëprezantojë me moderatoren Jonida Vokshi për të cilën tregon se ka patur gjithmonë kimi mës tyre.
‘’Me Jonidën njihemi qysh moti, kemi patur disa eksperienca televizive së bashku dhe kimia nuk ka munguar, andaj si bashkëprezantuese nga Shqipëria Jonida ka qenë padiskutim zgjedhja e secilit prej nesh në bord.’’- ka treguar ai.
Moderatori  ka lajmëruar se spektakli do të transmetohet dy herë në javë, dy kanale 24/7

Related posts

“Tunde” publikohet nga Noizy

D V

Të premten publikohet bashkëpunimi i David Guettas me Bebe Rexhën, Ty Dolla dhe Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie

D V

Bebe Rexha mahnit me interpretimin e “Don’t Start Now” të Dua Lipës në “That’s My Jam”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More