Agjencia Zhurnal.mk.

Alarmi i Escobar: Ka kërcënime për stabilitetin e Ballkanit, kryesisht vijnë nga Rusia, por jo vetëm

Prishtinë, 19 Tetor – I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, ka deklaruar se ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Escobar, shumica e këtyre kërcënimeve vijnë nga Rusia, por jo vetëm.

“Më duhet të them që ekzistojnë kërcënime për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shumë prej këtyre kërcënimeve vijnë nga jashtë. Prandaj, duhet t’i identifikojmë dhe t’i izolojmë këto kërcënime nga ndikimet e këqija nga jashtë, që vijnë drejt partnerëve tanë…Kryesisht nga Rusia, por jo vetëm. Kërcënimet vijnë në forma të ndryshme, politike, sociale dhe së fundi kibernetike. Prandaj, po shohim që të krijojmë marrëdhënie më të afërt me partnerët tanë, duke përfshirë Kosovën, se si të mbrohemi nga kjo. Dhe, është e vërtetë që ka disa shtete që janë të cenueshëm dhe do të bashkëpunojmë ngushtë me Quintin, Bashkimin Evropian e nëpërmjet NATO-s për të parë se si do t’i adresojmë këto”, ka deklaruar Escobar në Kanal10.

Related posts

Mbyllen vendvotimet

D V

Kriza thellon varfërinë në vend

Xh M

Mbi 10 mijë raste aktive me Covid, 64% prej tyre vetëm në Shkup, Tetovë e Gostivar

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More