Agjencia Zhurnal.mk.

Alarmante, rryma e importuar nga Kosova kushton pesë herë më shtrenjtë se një vit më parë

Kriza energjetike që ka goditur Evropën prej muajsh po reflektohet edhe në Kosovë.

 

KEDS njofton se gjatë ditës së djeshme importi i një magavati të energjisë elektrike u ka kushtuar 325 euro, për dallim nga dita e njëjtë e vitit të kaluar që ka kushtuar 63 euro.

Ata thonë se shifrat janë alarmante dhe kriza energjetike globale po vazhdon ta godasë edhe Kosovën.

KEDS ka bërë apel të kursehet energjia elektrike, në mënyrë që të lehtësohet sistemi energjetik në Kosovë.

Edhe institucionet e ndryshme kanë bërë thirrje te qytetarët që të kursejnë sa më shumë që munden energjinë elektrike për shkak të krizës globale energjetike.

Ata kanë rekomanduar familjet që sidomos të evitohet ngrohja me rrymë dhe të përdoren mjete alternative për ngrohje.

Blerja e megavatit nga importi ditën e djeshme na ka kushtuar 325 euro💶, për dallim nga dita e njëjtë e vitit të kaluar…

Posted by KEDS Energy on Thursday, November 25, 2021

Related posts

Zejtarët nga Izmiri do të bashkëpunojnë me zejtarët nga Maqedonia

Z H

Rimëkëmbja nga pandemia COVID-19, Banka Botërore: Kosova duhet të përqendrohet në krijimin e vendeve të punës

D V

Benzina lirohen për 0,50 denarë, çmimi i dizelit mbetet i njëjtë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More