Agjencia Zhurnal.mk.

Al-Ittihad kërkon mbrojtësin e Arsenal, trajneri Arteta bllokon lëvizjen

Arabia Saudite është kthyer në një destinacion të preferuar për lojtarët, të cilët luajnë në Europë. Kampionët në fuqi, Al-Ittihad po mendojnë për mbrojtjen dhe në “radarin” e klubit saudit ka përfunduar braziliani Gabriel, mbrojtësi i Arsenal.

Palët kanë nisur kontaktet e para, por për momentin ky operacion është bllokuar, pasi Arteta e konsideron të pashitshëm.

Trajneri spanjoll ka njoftuar klubin dhe ka biseduar me lojtarin dhe mediet britanike kanë njoftuar se edhe Gabriel ka vendosur të refuzojë ofertën e klubit saudit, pavarësisht faktit se 25-vjeçari ka luajtur vetëm 26 minuta në dy ndeshjet e para të Premier League.

Related posts

Ramsdale do të largohet nga Arsenali, por do të mbetet në Ligën Premier

D V

Shiten 100 mijë fanella të Harry Kane, Bayerni e nxjerr pagën për një vit të sulmuesit anglez

D V

“Kam pasur marrëveshje me Real Madridin, Guardiola më donte te Barcelona”, Pirlo zbulon disa të pathëna

D V