Agjencia Zhurnal.mk.

AKV “Bajram Shabani” – Kumanovë, organizator i festivalit “Ballkan Fest Kumanovë 2021”

Kumanovë, 20 tetor – Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Bajram Shabani” nga Kumanova organizon festival treditor të titulluar “Ballkan Fest Kumanovë 2021” në të cilën do të paraqiten shoqëritë kulturore-artistike nga më shumë shtete të rajonit, informoi sot kryetari i Ansamblit “Bajram Shabani” Driton Ramadani.

 

Festivali do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” do të vazhdoj tre ditë – 22, 23 dhe 24 tetor dhe të gjitha mbrëmjet e festivalit do të fillojnë nga ora 18.

“Për herë të parë po organizohet ngjarje e këtillë të përmasave ballkanike. Në festival do të marrin pjesë shoqëritë kulturore-artistike nga vendi, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Bosnje dhe Hercegovina”, deklaroi Ramadani.

Festivali ka karakter garues, komision të ekspertëve që do të vlerësojnë ngjarjen e pjesëmarrësve, me çka do të ndahen edhe Çmimet.

“Kumanova si qytet multi-kulturor i bashkon të gjitha vendet ballkanike, të cilat kanë mundësi të paraqesin kulturën, traditën”, tha Ramadani.

Çdo mbrëmje do të paraqiten nga shtatë shoqëri kulturore-artistike me nga 12-të minuta program. Organizatorët i ftuan kumanovarët të përcjellin festivalin dhe të shijojnë lojën dhe muzikën e popujve ballkanik.

Related posts

Tre filma nga Kosova shpërblehen në Festivalin e Filmit në Sarajevë

D V

S’doja ta quaja Hannibal Lecterin hero

D V

Duke shfletuar veprën e Dino Buzzatit “Gruaja me flatra”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More