Agjencia Zhurnal.mk.

Akuzohen për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim 3 ish-inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekë

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim 3 ish- Inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe 2 mjekë.

Bëhet fjalë për inspektorët, Ilir Nishani, Genci Hickën dhe Gerson Tafën që akuzohen për korrupsion pasiv dhe dy mjekët, Kostandin Balloma dhe Besim Boçi.

Këta dy të fundit do gjykohen për korrupsion aktiv.

Hicka, Tafa dhe Nishani u kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë në mënyrë që të mos i gjobisnin për mungesën e trajtimit të mbetjeve spitalore.

Ka qenë vetë mjeku Kostandin Balloma që i ka kallëzuar 3 inspektorët pasi u dha pagesën që ata kishin kërkuar në vlerën e 30 mijë lekëve.

Disa ditë pasi SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve dhe i mori të pandehur inspektorët, Gjykata e Posaçme, e përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani, ktheu për të dytën herë aktet në ngarkim të tyre.

Gjykata i kërkoi prokurorit që të marrë të pandehur edhe dy mjekët, dosja e të cilëve u kalua sot për gjykim.

Related posts

Ndahet nga jeta profesori i njohur, Kristaq Berxholi

Xh M

Berisha gati ndryshimet statusore, Gazment Bardhi e cakton nënkryetar partie

Xh M

Prodhimi i municioneve në Poliçan, uzina mund të bëhet funksionale me një projekt konkret

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy