Agjencia Zhurnal.mk.

Aktualisht në Strasburg janë rreth 300 procese gjyqësore kundër Maqedonisë

Shkup, 5 nëntor – Të pakënaqur me gjyqësorin vendas, qytetarët e RMV kërkojnë drejtësi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Aktualisht në Strasburg janë rreth 300 procese gjyqësore kundër Maqedonisë. Kryetari i gjykatës thotë se kohëzgjatja e proceseve gjyqësore ishte ende një sfidë për vendin. Spano kujton se vendimet e gjykatës në Strasburg janë të detyrueshme për shtetet.

 

Spano nuk e di pse nuk zbatohen vendimet në favor të shoqatave maqedonase në Bullgari. Ai thotë se Këshilli Evropian ka monitoruar nëse shtetet po zbatojnë vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

Ministri i Drejtësisë pret që të zvogëlohet numri i rasteve në të cilat qytetarët e Maqedonisë e padisin shtetin. Ai thotë se Gjykata e të Drejtave të Njeriut është zotuar të paraqesë më shpejt opinionet për çështjet që më vonë mund të arrijnë në Strasburg.

Në dhjetë vitet e fundit, shteti ka paguar mbi 2 milionë euro dëmshpërblim për qytetarët e RMV të cilët drejtësinë e kanë marrë në Strasburg në vend të gjykatave vendore. 

Related posts

15 kamionë dhe 3 makina për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale

Z H

Zeqiri: Platforma parazgjedhore t’u prezantohet qytetarëve, jo aktivistëve të njëjtë partiak

Redaksia

Osmani: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është skenari më racional dhe më logjik

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More