Agjencia Zhurnal.mk.

Aktorja Amanda Bynes vazhdon akoma të qëndrojë në një spital psikiatrik – disa javë pasi u shfaq lakuriq rrugëve të Los Angelesit

Amanda Bynes thuhet se qëndron në një institucion të shëndetit mendor pothuajse tre javë pasi u shfaq lakuriq rrugëve të Los Angelesit.

Aktorja, e cila u vendos në një spital psikiatrik muajin e kaluar, po vazhdon të trajtohet akoma.

Burime pranë yllit të “Amanda Show” thanë se ajo nuk ndihet “gati të largohet” dhe data e daljes së saj është ende “e pacaktuar”.

Foto: Backgrid

“Ata përreth saj tashmë po formulojnë një plan për t’u siguruar që ajo të qëndrojë në rrugën e duhur”, thuhej në raportim.

Ditë më parë pati raportime se artistja po qëndron ende pasi ka pasur përmirësime të dukshme.

Foto: Instagram

Ylli i “Easy A”, e cila më parë ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar, mund të ketë jetuar “në rrugë për ditë të tëra”.

Më 15 mars – katër ditë para se të gjendej – makina e saj u tërhoq në Long Beach, Kaliforni, disa kilometra larg nga shtëpia e saj.

Foto: Instagram

Vendndodhja e automjetit ishte gjithashtu disa metra larg nga vendi ku ajo u gjet përfundimisht nga policët në qendër të Los Angelesit.

Related posts

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

D V

“Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, Shkurte Fejza me një koncert masiv

D V

“Kam dëgjuar krisma mbrëmë”, Graciano i thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky