Agjencia Zhurnal.mk.

Aktivitete parandaluese të policisë për mbrojtjen nga krimet pronësore, zjarret, si dhe për trafik më të sigurt

Shkup, 12 shtator- Aktivitete parandaluese në sferën e mbrojtjes nga zjarri i pyjeve, delikte pronësore dhe siguria në komunikacion, janë realizuar dje në rajonin e sektorëve për punë të brendshme Manastir. Shtip dhe Veles. 

Ministria e Punëve të Brendshme  bëri të ditur se në Prilep, Resnjë, Krushevë dhe Krivogashtan, janë realizuar aktivitete parandaluese në fushën e delikteve pronësore, dhe në lidhje me fushatën tematike të titulluar “Policia dhe qytetarët së bashku”, nën moton. “Komuniteti i sigurt, komunitet i qetë”.

Edhe në disa lokacione në Shtip, nëpunësit policorë kanë zhvilluar takime dhe biseda me qytetarët me temën “Siguria e qytetarëve – përgjegjësia jonë”.

“Seksioni për parandalim në SPB Veles, në magjistralen Gradsko-Prilep, aktivitetet e veta i ka fokusuar në sigurinë në komunikacion përmes bisedave dhe udhëzimeve për qytetarët për respektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit në lidhje me përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurimit dhe përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes”, kumtoi MPB-ja.

Related posts

Pacientët me sëmundje të rralla, Shoqata: Mungesë e madhe e terapive

Xh M

Konsensus politik për korrupsionin mediatik përmes keqpërdorimit të flamurit evropian në parlament

Xh M

Gjuha kërcënuese e Bogojeskit, e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy