Agjencia Zhurnal.mk.

Aktivitete parandaluese të MPB-së për trafik më të sigurt, mbrojtje nga zjarret…

Shkup, 4 tetor – Në rajonin e sektorëve të punëve të brendshme Manastir dhe Shtip, nëpunësit policorë dje vazhduan me aktivitetet parandaluese në fushën e trafikut, pastaj mbrojtja nga zjarret në ambient të hapur, si dhe në kuadër të fushatës “Festo me zemër jo me armë”.

Në rajonin e SPB Manastir, përkatësisht në Prilep, informuan sot nga MPB, në shkollën fillore komunale “Kire Gavriloski” dhe në Krushevë u realizuan aksione parandaluese të dedikuara për fëmijët, si dhe për shoferët, kurse në Demir Hisar aktivitetet parandaluese iu përkushtuan mbrojtjes së pyjeve nga zjarret.

Në Shtip, nga ana tjetër, nëpunsëit policrë të Seksionit për Parandalim pranë SPB Shtip në objekte gastronomike në rajonin e qytetit realizuan aktivitete në lidhje me fushatën “Festo me zemër, jo me armë”, derisa në Berovë, më saktë në uikend-lagjen Abllanica dhe rreth Liqenit të Berovës u realizua aksion parandalues.

Related posts

Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Xh M

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M