Agjencia Zhurnal.mk.

Aktivitet përmbyllës i karvanit parlamentar “Kuvendi për qytetarët”

Shkup, 11 nëntor – Sot në parkun “Zhena borec” në Shkup do të mbahet manifestimi përmbyllës i karvanit “Kuvendi për qytetarët”, në të cilin pritet të marrin pjesë deputetë të komunave të Shkupit ku qytetarët do të mund të diskutojnë hapur dhe të shkëmbejnë mendime.

 

Gjatë aktivitetit qytetarët do të mund të përfitojnë njohuri për tema si historia e parlamentarizmit, procesi i miratimit të ligjeve, mandati dhe imuniteti i deputetëve, marrëdhëniet me institucionet e tjera të pushtetit, organizimi dhe funksionimi, zgjedhjet parlamentare, si dhe kontroll politik dhe mbikëqyrje mbi Qeverinë nga ana e Kuvendit.

Karvani parlamentar “Kuvendi për qytetarët” javët e kaluara ka vizituar 12 qytete në mbarë vendin, me qëllim për të forcuar transparencën dhe përgjegjësinë e legjislativit, si dhe krijimin e mundësive për të marrë njohuri për rolet dhe përgjegjësitë e këtij institucioni.

Karvani vizitoi Shtipin, Kavadarin, Gjevgjelinë, Strumicën, Radovishin, Koçanin, Velesin, Prilepin, Manastirin, Ohrin, Dibrën dhe Gostivarin.

Ky program 10-vjeçar financohet nga Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) përmes Ambasadës zvicerane.

Related posts

Osmani: Mesazhet nga Brukseli nuk janë të mira, por duhet të vazhdojmë të punojmë

D V

Në rrugët e lagështa NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon të vozitet me kujdes

D V

Avion apo dron? Çfarë u rrëzua në afërsi të Shkupit, policia në teren por e demanton!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More