Agjencia Zhurnal.mk.

Aktive gjithsej 8.415 raste me Kovid-19, të respektohen masat e përhershme, për momentin nuk ka rekomandime për masa të reja

Shkup, 13 nëntor – Aktive janë 8.415 raste në shtet, numri më i madh 3797 janë në Shkup. Në Manastir janë 635 raste aktive, në Prilep 401, në Kumanovë 379, në Kavadar 363, në Veles 358, në Shtip 264…

 

Sipas të dhënave të publikuara mbrëmë nga Instituti për Shëndet Publik për 24 orë të kaluara, gjatë 3.296 testeve të bëra janë regjistruar 469 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 13, ndërsa janë shëruar 375 pacientë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se për momentin nuk do të ketë rekomandime për masa të reja. “Absolutisht konsiderojmë se këto janë plotësisht të mjaftueshme me atë që duhet të respektohen, tha Filipçe.

Filipçe, gjithashtu potencoi se është zvogëluar përqindja e njerëzve të cilët janë hospitalizuar nga numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve të rinj, krahasuar me valët paraprake kur ajo përqindje  ishte rreth dhjetë, ndërsa tani është diku mes pesë dhe gjashtë për qind.

Për të vaksinuar konsiderohen personat të cilët janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga marrja e dozës së dytë.

Analiza, gjithashtu tregon se vdekshmëria te të pavaksinuarit  në mënyrë drastike është më e madhe.

Nga Ministria theksojnë se çdo vaksinë që e kanë në dispozicion  është e sigurt dhe apelojnë te qytetarët të vaksinohen, që do të arrihet  në imunitet kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të SarsCoV2.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39 për qind e gjithë popullsisë në vend është vaksinuar, ndërsa 37 për qind e popullsisë në shtet ka marrë dy doza vaksinë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në shtet nga fillimi i pandemisë arrin 208 467, i pacientëve të shëruar është 192.745 , ndërsa i të vdekurve është 7.307.

Related posts

Zgjerimi bëhet qëllim strategjik edhe për BE-në edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor

Z H

“Tërmeti” në Tetovë mund të rrëzojë qeverinë në Shkup

I Z

KSHZ shpall rezultatet e para në Komunën e Gostivarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More