Agjencia Zhurnal.mk.

Aktakuzë për korrupsion kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko

Strugë, 1 mars – Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në lidhje me furnzimin e automobilit luksoz “audi”, njoftuan nga PTHP NKOK në brifingun e sotëm me gazetarë.

Sipas prokurores e cila vepron në këtë rast, nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka mbërritur pak më vonë, ndërsa procedura parahetimore ishte mundimshme.

“Është ngritur aktakuzë kundër Ramiz Merkos, me nismë të KSHPK-së, e cila mbërriti pak më vonë. Procedura parahetimore ishte e mundimshme dhe përfundimisht grumbulluam mjaftueshëm dëshmi. Aktakuza ka të bëjë me ‘keqpërdorim të pozitës zyrtare’ lidhur me veturën ‘audi’, neni 353 paragrafi 3 lidhur me nenin 1”, tha prokurorja.

Antikorrupsioni në vitin 2020 ka ngritur nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e veturave, në mesin e të cilave edhe “audi A6” në vlerë prej 67 mijë euro, por Prokuroria atëherë e mbylli rastin në fazën parahetimore, edhe pse edhe revizorët konfirmuan se tenderi është zbatuar në kohë të paqëndrueshmërisë financiare në Komunën e Strugës.

Merko në ndërkohë ishte vendosur në listën e zezë të SHBA-së për korrpsion.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky