Agjencia Zhurnal.mk.

Aktakuzë kundër 4 personave në Ranillug për keqpërdorim të pozitës

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve G.J., I.Gj., B.Gj. dhe S.D., për keqpërdorime në një tender në komunën e Ranillukut.

 

Sipas aktakuzës, që nga muaji janar i vitit 2018, në Ranilluk, të pandehurit e lartshënuar, si persona zyrtar në komunën e Ranillukut, me dashje kanë tejkaluar kompetencat ose nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

“Në tenderin me titull ‘Rindërtimi dhe përmirësimi i ndriçimit rrugor në komunën Ranillukut për vitin 2018’, të njëjtit nuk i kanë përmbushur detyrimet që dalin nga vendimi, duke mos iu përmbajtur paramasës dhe parallogarisë së këtij tenderi, ashtu që me mos veprimet e tyre kanë dëmtuar buxhetin e komunës në shumë prej 8.307,00 €, në favor të një operatori ekonomik në Prishtinë, duke i pranuar gjashtë (6) pozicione të pa kryera si pozicione të kryera, të cilat vizualisht shihen në disa fshatra të komunës së Ranillukut, ku në secilin fshat numrat e pozicioneve ndryshojnë por përshkrimi i punëve është i njëjtë, e pas pranimit teknik komuna e Ranillukut i paguan si pozicione të kryera”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. 

Related posts

Engel: Izraeli kishte të drejtë që njohu Kosovën

D V

Bislimi: Ideja për arkiva të UÇK-së është artificiale, nuk e përjashtojmë mundësinë që Serbia t’i ketë shkatërruar arkivat

D V

BE përsërit: Kosova t’i zbatojë marrëveshjet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More