Agjencia Zhurnal.mk.

Aksion ndërkombëtar kundër krimit

Shkup, 30 Tetor – Gjatë një aksioni të përbashkët të EUROPOL-it, në periudhën nga 26 deri më 29 Tetor, është zbatuar një aksion ndërkombëtar “Ditët e Aksionit – JAD 2022 – Evropa Juglindore” për parandalimin e tregtisë së jashtëligjshme me armë zjarri, municione dhe drogë dhe për shkatërimin e krimit ndërkufitar dhe migrimit të lashtëligjshëm.

 

MPB-ja njofton se përvec RMV-së, në këtë aksion të përbashkët kanë marrë pjesë edhe shumë vende të rajonit dhe vende anëtare të BE-së, derisa në vendkalimet kufitar kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të FRONTEX-it.

Në vendin tonë janë kryer kontrolle të përforcuara selektive nëpër vendkalimet kufitare ku janë kontrolluar udhëtarë, autobusë dhe automjete udhëtarësh dhe transporti.

MPB-ja njofton se janë kontrolluar 858 persona të selektuar, 437 automjete, 10 automjete transporti dhe 22 autobusë.

“Gjatë kontrolleve të kryera si dhe 20 bastisjeve nëpër shumë lokalitete në vend, 13 persona janë privuar nga liria. Janë gjetur 8 pushkë, pistoleta të llojeve dhe kalibrit të ndryshëm, 91 copë mjete pirotenike, 2.5 kilogram stoli ari, 1.5 kilogram marijuanë, 36 fara kanabis, paketime të ndryshme me materie pluhur, dy detektorë metali, 286 monedha dhe stoli të lashta, 50.000 euro dhe një numër të konsiderueshëm të denarëve” – deklaroi Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.

MPB njfton se gjatë aksionit janë zbuluar edhe 389 migrantë, prej të cilëve 202 nga Siria, 80 nga Afganistani, 34 nga Maroku, 23 nga Kongo, 17 nga Pakistani dhe 8 nga Palestina.

Related posts

Janë regjistruar 1.309.840 persona, 405.266 familje dhe 556.415 banesa

D V

Kasami paralajmëron kapacitet të shtuar kadrovik të inspektoratit komunal

Z.H

Prokuroria kontrollon vendin në Gjevgjeli ku një emigrant kontrabandues është vrarë nga një tjetër emigrant

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More