Agjencia Zhurnal.mk.

Aksion i policisë në Shkup, ka të arrestuar

Një 19 vjeçar nga Shkupi është arrestuar gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së palejuar me mjete narkotike. Sipas njoftimit të lëshuar nhga MPB, tek banesa e të arrestuarit është gjetur marihuanë, ndërsa siç thuhet, pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 19 vjeçarit do të ngrihet padia përkatëse.

 

“Më 22.11.2022 në ora 20:05 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti të paligjshme në SPB Shkup e kanë privuar nga liria F.B(19) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në zonën e Gazi Babës, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua marihuanë dhe një peshore”, thuhet në raportin e MPB-së.

Related posts

Nisin hetimet për vdekjen e një personi që po trajtohej në emergjencë në Shtime

D V

MPB-ja shqiptoi 176 sanksione për vozitje të shpejt

Z.H

Arrestohet 76 vjeçari, duhet të vuajë dënimin me burg prej 3 viteve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More