Agjencia Zhurnal.mk.

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë kanë arrestuar 150 persona dhe kanë sekuestruar më shumë se 31 milionë dollarë në një hetim mbi trafikun ndërkombëtar të drogës që rrjedh nga shitjet në rrjetin e errët, tha të martën Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

 

Arrestimet janë të lidhura me një hetim 10-mujor nga policia federale amerikane dhe Europol në Evropë. Prokurorët pretendojnë se të pandehurit janë përgjegjës për dhjetëra mijëra shitje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Zvicër.

Departamenti i Drejtësisë thotë se hetuesit sekuestruan më shumë se 31.6 milionë dollarë para të gatshme, valutë virtuale dhe 45 armë, raporton dw.

Darknet është një pjesë e internetit e menaxhuar nga një rrjet i koduar dhe i qasshëm vetëm përmes mjeteve të specializuara që lejojnë anonimitetin, më konkretisht përmes Tor Browser.

Hetuesit gjetën gjithashtu sasi të mëdha droge ilegale, duke përfshirë droga të falsifikuara dhe pilula opiate, së bashku me 152 kilogramë amfetamina, 21 kilogramë kokainë dhe 32.5 kilogramë MDMA, sipas prokurorëve.

Mes të arrestuarve janë 65 persona nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 47 në Gjermani, 24 në Britani, katër në Itali, katër në Holandë, tre në Francë dhe një në Bullgari. 

Related posts

BE, masa ndëshkuese ndaj shtetasve dhe enteve bjelloruse

Redaksia

E rëndë: 15-vjeçari vret prindërit dhe motrën e vogël, më pas poston fotot në rrjetet sociale

Lea Muslija

Nëntë gënjeshtra nga Rusia rreth 11 Shtatorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More