Agjencia Zhurnal.mk.

Aksion humanitar dhe ligjëratë në Universitetin e Tetovës me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit

Shkup, 19 tetor – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin Shtetëror në Tetovë sot me rastin e 16 tetorit – Ditës Botërore të Ushqimit organizoi një ligjëratë të përshtatshme, ndërsa do të kryhet edhe shpërndarje e pakove me ushqim për familje me rrezik ekonomik dhe social.

 

“Me këto aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit, ne duam të dërgojmë një mesazh se siguria e ushqimit është një nga nevojat themelore të njeriut, ndërsa në të njëjtën kohë duam të sensibilizojmë problemin me hedhjen e ushqimit. Nga njëra anë, ekziston një situatë me një indeks të varfërisë 20-25, dhe në të njëjtën kohë kemi një shifër prej 10 mijë ton ushqim që hidhet çdo vit. Ne duhet të jemi solidarë si shoqëri dhe të organizohemi në mënyrë që ushqimi të shpërndahet siç duhet për të gjithë njerëzit, tha Erhan Sulejmani, prodekan për shkencë në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit.

Pjesë e debatit në Universitetin e Tetovës ishin profesorë të huaj nga Bosnja d Hercegovina dhe Polonia, të cilët janë ekspertë në tema të tilla si vlera dhe funksionaliteti i ushqimit.

Related posts

26 vite nga atentati mbi ish presidentin Kiro Gligorov

Z H

Dimitrov – Gir: Ndryshimet klimatike nuk i prekin të gjithë dhe na obligojnë njësoj

Z H

Filloi votimi në të gjitha vendvotimet në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More