Agjencia Zhurnal.mk.

Aksidentohet rëndë portieri i ri i Interit

Portieri i Ajax-it, Andre Onana ka bërë aksident të rëndë me makinë në Kamerun mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte duke udhëtuar në rrugën midis Yaounde dhe Doulalas.

Për fat të mirë portieri i ardhshëm i Interit doli nga makina i padëmtuar, teksa Range Roveri i tij u shkatërrua plotësisht nga përplasja me një makinë fuoristradë.

Sipas raportimeve edhe personat që ndodheshin në makinën tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze.

Onana ndodhet aktualisht në Kamerun për të luajtur play-off-in e Botërorit dhe ndeshja e parë e kombëtares së portierit luhet të premten në shtëpi kundër Algjerisë.

Related posts

Thyhet rekordi, vjen debutimi më i ri në historinë e futbollit profesionist me vetëm 13 vjet

D V

Xhaka thyen heshtjen, flet për largimin nga Arsenali dhe godet në fund Topçinjtë për një gjë

D V

Pepe nuk ndryshon kurrë, tani një postim në rrjetet sociale rrezikon që të marrë një dënim shembullor

D V