Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident trafiku, vetura bie nga rrethrrotullimi në Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës.

Një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë poshtë nga rrethrrotullimi i Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.

Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se është familjar i të aksidentuarve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.

Zyrtarisht ende nuk është konfirmuar nga policia e as nga emergjenca për viktima e as për të lënduar nga ky aksident.

Related posts

Aksident i rëndë trafiku në Shkup – Vetura xhip përfundon në “mbjellësen me gjelbërim”

Xh M

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Xh M

Kapen 500 euro të falsifikuara

Xh M