Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident në magjistralen Shtip-Koçan, një i vdekur, pesë persona me lëndime të rënda

Shtip, 20 Korrik – Një i vdekur dhe pesë persona me lëndime të rënda është bilanci nga fatkeqësia e komunikacionit në rrugën magjistrale Shtip-Koçan mes fshatrave Dollni Balvan dhe Krupishte. Nga SPB-Shtip konfirmojnë se fatkeqësia ka ndodhur në orën 14:50 mes dy automobilave me targa të Shtipit. Sipas informatave fillestare, udhëtarët e lënduar janë punëtorë, të cilët ktheheshin nga puna.

 

“Fatkeqësi e tmerrshme, në të cilën në njërin automjet pati katër persona të lënduar rëndë, ndërsa në tjetrin një person i vdekur. Nga ana e Njësisë zjarrfikëse u krye aksioni në njërin prej automjeteve dhe nxorëm katër persona të lënduar.”, thotë Shefi i NJTZ-Shtip, Darko Kocev.

Related posts

Manipuloi me dokumente dhe përfitoi tender me vlerë 47 mijë euro, arrestohet gjilanasi

D V

Jonuz: Anketat janë gjithmonë në anën e atij që i paguan dhe i porosit

Xh M

Kryeministri Zaev dhe delegacioni qeveritar u përulën para “Tumës së të pamposhturve” me rastin e 11 Tetorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More