Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident në Kroaci, përmbyset një kamion me targa të Maqedonisë

Shkup, 29 nëntor – Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Lipovac, raportojnë mediat në rajon.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05 kur automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur dhe disa vetura të transportuara nga kamioni kanë rënë nga platforma.

Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat.

Sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije.

Related posts

Memorandum bashkëpunimi për dy projekte për mbështetje të Romëve në vend

D V

“Popullit dhe ujit nuk i dilet para” – Izet Mexhiti nga Çairi: Kush do të mbledhë vota për BDI-në?

Xh M

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More