“Në fshatin Kondovë tek medreseja, rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tre makina. Si pasoj e këtij aksidenti të rëndë kanë pësuar dy nxënës. Ata kanë qenë duke ardhur nga shkolla dhe duke ecur në trotuar. Nxënësit janë dërguar në spitalin e Qytetit”.
Aksidenti ndodhi në ora 13:30, e policia erdhi në 14:50 në vendin e ngjarjes.
Ditëve të fundit ka pasur disa aksidente në komunikacion, por ministrit i Punëve të Brendshme, thotë se që kur ai ësjtë ministër i brendshëm, numrat e viktimave nga aksidentet është zvogëluar.
“E shihni se sa janë përmirësuar rezultatet pasi kolegët janë gjatë gjithë kohës në rrugë dhe gjatë gjithë kohës në kontrolle. Kemi një ulje serioze të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Në vitin 2013 kemi pasur 198 viktima, në vitin 2021 kemi 111 viktima. Kjo është falë përkushtimit dhe punës, ose nëse dëshironi që, nga momenti kur unë drejtoj MPB-në, nga viti 2016 e deri më sot kemi rënie të vazhdueshme të viktimave në trafik”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Para disa dite një qytetare humbi jetën tek vizbardhat afër qendrës City Mall, kurse një tjetër i moshuar duke kaluar rrugën u godit nga një makinë me pasoja fatale, afër urës Goce Delçev./tv21