Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident ndërmjet një kamioni dhe një veture në Klinë, dy të vdekur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në orët e mbrëmjes në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Zajm të Klinës.

 

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe nga kjo përplasje kanë pësuar me jetë dy persona.

Lajmin për KP e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit në këtë aksident ishin të përfshirë një kamion transportues dhe një veturë.

“Dy të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF Klinë prej nga janë transferuar në spitalin rajonal Pejë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tyre”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe prokurori i rastit. 

Dy të vdekur nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë: https://bit.ly/313348e

Posted by Llapi.info on Sunday, December 26, 2021

Related posts

Vëllai sulmon motrën, burri gruan, e djali babain – pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

D V

Për ngasje të shpejtë 411 gjoba në territorin e të gjithë vendit

Z H

Arrestohen tre shkupjanë për drogë, më i riu një 18-vjeçar!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More