Agjencia Zhurnal.mk.

Aksident i rëndë në Francë/ Vdesin dy shqiptarë, të plagosur edhe fëmijë

Një përplasje e fortë mes dy makinave në Fillière (Haute-Savoie) të Francës, çoi në vdekjen e 2 personave, dhe plagosjen e 3 të tjerëve paraditen e kësaj të mërkure.

 

Viktimat janë të dy shqiptarë, të moshës 33 dhe 43 vjeç, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur.

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, ndodhi rreth orës 11:00. Sipas të dhënave të para, makina që drejtohej nga një prej viktimave humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me makinën që po vinte përballë.

Të dy shqiptarët gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Ndërsa personat që udhëtonin në makinën tjetër, një nënë 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj, një 3 vjeç dhe tjetri 4 muajsh mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet policore në vend mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të rëndë.

Related posts

Rama ultimatum diplomatëve iranianë: Largohuni brenda 24 orëve

Xh M

Gjendet makina e djegur në një fshat të Vlorës, dyshohet se i përket autorëve që qëlluan 36-vjeçarin

D V

Covid-19, kurba e infektimeve pëson rënie, ISHP: Vetëm në 10 bashki ka trend rritës të infektimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More