Agjencia Zhurnal.mk.

AKE ka dhënë miratimet për rrjetin 5G

Shkup, 11 korrik – Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) ka dhënë sot aprovimet për “Telekomin e Maqedonisë” dhe “A1 Maqedoni” për gjeneratën e pestë celulare 5G, duke na bërë vendin e parë në Ballkanin Perëndimor që prezanton një rrjet të vërtetë 5G.

Aktualisht, siç tha drejtori i AKE-së, Jeton Aqiku, “Telekomi i Maqedonisë” tashmë ka mbuluar territorin e 16 qyteteve me rrjetin 5G dhe është duke punuar në pjesën e Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa “A1 Maqedoni” është duke punuar në mbulimin e territorit të Shkupit. Sipas tij, “Telekomi i Maqedonisë” pritet të jetë i pari që do të mbulojë të gjithë territorin e vendit me një rrjet funksional 5G, i cili duhet të jetë 10 herë më i shpejtë se 4G.

“Bëmë matje në rrjetin 5G që treguan se rrezatimi me këtë teknologji është shumë më i ulët se i vjetri me 4G. Ne si AKE bëmë atë që mundëm, matëm, do të masim dhe do të vazhdojmë të masim për të treguar shkencërisht se nuk ka rrezatim të tillë siç po akuzojnë në rrjetet sociale. Do të bëjmë çmos që t’i informojmë qytetarët se nuk ka nevojë për panik”, tha Aqiku pas dhënies së miratimeve.

Ai theksoi se nga viti i ardhshëm do të fillojë ulja graduale e çmimeve të roaming-ut dhe trafikut të të dhënave, gjegjësisht internetit me vendet e Bashkimit Evropian dhe shtoi se pret që deri në vitin 2027 të ketë çmime të ngjashme si roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të “Roam like at home”.

AKE këtë vit ka pranuar 256 kërkesa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, 74 për qind e të cilave tashmë janë zgjidhur, gjë që ka reduktuar afatin fillestar prej katër muajsh për zgjidhjen e kërkesave në 50 ditë. Prej tyre, 53 për qind janë vendosur në favor të pretenduesve, gjë që, siç thotë AKE tregon se ndërgjegjësimi i përdoruesve po rritet në aspekt të asaj se pse dhe kur duhet të kundërshtojnë dhe baza e kundërshtimeve të tyre. Për roamingun me Ballkanin Perëndimor pothuajse nuk ka asnjë kundërshtim.

Shumica e kërkesave kanë të bëjnë me pakënaqësitë nga telefonia celulare, më pas nga televizioni dhe artikuj të tjerë. Ka pasur ndërprerje të kontratave tarifore në mes të kontratës, të cilat nuk mund të ndërpriten pa pëlqimin e përdoruesit dhe AKE rekomandoi që përdoruesit t’i lexojnë kontratat përpara nënshkrimit të tyre.

Në fushën e trafikut mashtrues zanor ndërkombëtar në bashkëpunim me dy operatorët celularë, përdoruesit, siç u theksua, u mbrojtën nga pagesa e faturave të mëdha. Thirrjet hyrëse nga rrjetet e huaja u gjeneruan për abonentët e rrjetit vendas, kryesisht në Austri, Spanjë dhe Portugali dhe destinacione të tjera më të largëta. Ata në bashkëpunim me operatorët u bllokuan plotësisht në rrjetin e tyre dhe me zbardhjen e rasteve të shumta që arritën në AKE, u vendos që përdoruesit të mos paguanin asgjë nëse nuk do të vendosej destinacioni përfundimtar i thirrjes dhe kundërshtimet e tyre ishin pranuar. Ky fenomen aktualisht është larguar tërësisht nga ambientet e AKE-s dhe operatorëve.

Related posts

MPPS dhe SASHK ranë dakord: Nuk ka ulje në paga për të punësuarit në kopshte

Z.H

BDI dhe LSDM a po fyejnë qytetarët nga ikja e përgjegjësisë?

I.A

Dy super ndeshje zhvillohen sot në Albi Mall Superligë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More