Agjencia Zhurnal.mk.

Akademi përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish ushtarit – Abit Loku DAJA

Shkup, 17 prill –  Sonte me fillim nga ora 18:00 në Teatrin Shqiptar në Shkup do të mbahet Akademi përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të ish ushtarit të UÇK-së, Abit Loku-Daja.

Akademia mbahet nën patronatin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, njofton për Lideri.mk Rafiz Haliti, kryetar i Këshillit Organizativ.

“Me rastin e shënimit të 10-Vjetorit të ndarjes fizike nga ne të luftëtarit të dy luftërave kombëtare ABIT LOKU – DAJA. Ju njoftojmë se më 17.10.2023 (e martë), në ora 18.00 ne “Teatrin Shqiptar” në Shkup do të mbahet Akademi Përkujtimore. Akademia Përkujtimore organizohet nën patronazhin e Kryetarit Ali Ahmeti”, thuhet në njoftimin e Këshillit organizativ të nënshkruar nga Rafis Aliti ish-komandant “Mësuesi”.

Related posts

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Xh M

Caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin kryesor për vrasje që ndodhet në arrati

Xh M

Gërkovska: Të gjitha institucionet kompetente duhet ta përmbushin pjesën e tyre të detyrës që të kemi sistem efikas rezistent ndaj korrupsionit

Xh M