Agjencia Zhurnal.mk.

Ajzeraj: Periudhën e rezultateve të këqija tashmë e kemi kalu dhe nga nesër besoj që do të rikthehemi të fitorja

Në konferencë u paraqitën kryetrajneri, Ardian Nuhiu dhe futbollisti, Almir Ajzeraj, shkruan Gazeta Olle.

Ajzeraj potencoi se tashmë janë rikthyer futbollistët e lënduar dhe është koha të rikthehen te fitorja.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe mendoj që periudhën e rezultateve të këqija tashmë e kemi kalu dhe nga nesër shpresoj dhe besoj që do të rikthehemi të fitorja. Ekipi është i përgatitur, stërvitjen kanë shkuar mirë dhe besoj nga nesër do të rikthehemi”.

Ajzeraj foli edhe për rezultatet e deritanishme të skuadrës.

“Sa i përket rezultateve të deritanishme ka qenë një ngërrq psikologjik, kemi stërvitur shumë dhe tashmë janë rikthyer edhe futbollistët e lënduar, dhe tashmë jemi më të kompletuar. Prandaj nga nesër besoj që do të krijojmë, rrezikojmë e shënojmë më shumë, sepse loja e mirë nuk na ka munguar dhe shpresoj që të rikthehemi aty ku e kemi vendin tek rezultatet e mira dhe fitoret”, deklaroi Ajzeraj.

Ndeshja e xhiros së dhjetë, në mes të Feronikelit dhe Dritës zhvillohet nesër, me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

/Gazeta Olle/

Related posts

VMRO-DPMNE: Anëtarë të LSDM-së, BDI-së dhe LD-së nuk paguajnë parking në Shkup (VIDEO)

Redaksia

Unioni Qendror Demokratik (CDU) partia e re politike e romëve në Maqedoninë e Veriut

Z.H

Angelovska-Bezhoska-Pavlova: Reformat strukturore duhet të vazhdojnë pavarësisht sfidave

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More