Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Tetovë, 30 mars – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka.

Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se zhvillimet e fundit politike kanë qenë pjesë e diskutimit me ambasadorin Ceka, teksa potencon se mërgata ka rol jetik në rrugën e suksesit për vendin tonë.

Statusi i plotë:

Me shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, ambasadorin e kombit, Bruno Ceka, këmbyem mendime rreth zhvillimeve politike në vend e në rajon. Fronti europian dhe ndryshimet kushtetuese për të ardhme të ndritur europiane bashkë me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë stabilizojnë vendet tona dhe rajonin. Mërgata jonë është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona andaj dhe roli i udhëheqësve të diasporës tonë në qendrat e vendosjes është jetik.

Me shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin, ambasadorin e kombit, Bruno Ceka, këmbyem mendime rreth zhvillimeve…

Posted by Ali Ahmeti on Thursday, March 30, 2023

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M