Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti për humbjen e senatorit Dole: Ka qenë mik i madh i shqiptarëve

Tetovë, 5 dhjetor – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në një postim në Facebook, ka shkruar për senatorin amerikan Bob Dole, i cili sot ndërroi jetë.

 

Kreu i integristëve rikujton se Dole ka qenë mik i madh i shqiptarëve, andaj edhe shqiptarët bashkëndjejnë me popullin amerikan për humbjen e senatorit.

“Veterani i luftës së dytë botërore, senatori, kandidati presidencial në , miku jonë i madh dhe luftëtari për drejtësi dhe të drejta njerëzore, Bob Dole, ka ndëruar jetë sot. Shqiptarët janë mirënjohës dhe faleminderues përjetë, andaj dhe ndajnë dhimbjen me popullin amerikan dhe familjen Dole. Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Related posts

Filipçe: Me vaksinën kundër KOVID-19 në mënyrë më të sigurt do të zhvilloni imunitet, se sa të infektoheni

D V

Për shkak të dëmtimit të tubit të kanalizimit nga shtrati i lumit Sushica derdhen fekale

D V

Duda: Nëse Sofja ju thotë “jo” për BE edhe pas zgjedhjeve, personalisht do të angazhohem për t’u zgjidhur çështja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More