Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti: Nuk do të lejojmë që të mbahet peng padrejtësisht projekti për Korridorin 8-10D

Shkup, 27 maj – Pasi dje parlamenti i Maqedonisë, miratoi ndryshimet ligjore për ligjet që përshpejtojnë dhe lehtësojnë ndërtimin e projektit strategjik siç është Korridori 8-10D, ka reaguar kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti ka thënë se me këtë veprim deputetët mundësuan që Korridori 8-10D të ndërtohet edhe më shpejtë edhe më lirë dhe sipas tij, me këtë veprim të shumicës, i është dhënë fund bllokadës dhe obstruksioneve.

“Bashkë me kolegët deputetë të shumicës parlamentare me votimin e ndryshimeve të nevojshme ligjore i dhamë fund bllokadës dhe obstruksioneve për realizimin e investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D. Nuk do të lejojmë që të mbahet peng padrejtësisht ky projekt kapital që krijon perspektivë të re të zhvillimit ekonomik të vendit. Vazhdojmë me transparencë të plotë dhe me përkrahjen e SHBA-ve të punojmë për ndërtimin e korridoreve që janë shteg i domosdoshëm i ndërlidhjes rajonale dhe europiane”, ka shkruar Ahmeti.

Korridoret 8 dhe 10D do të ndërtohen më lirë dhe më shpejtë!Bashkë me kolegët deputetë të shumicës parlamentare me…

Posted by Ali Ahmeti on Saturday, May 27, 2023

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy