Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti mirëpriti sot në takim përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë

Shkup, 17 korrik – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka mirëpritur sot në takim znj. Ana Lirman, ministre për Europë në Republikës Federale të Gjermanisë, znj.Laurence Boone, sekretare shtetërore të angazhuar për Europë në Këshillin e Ministrave të Republikës së Francës dhe z. Shimon Shinkovski vel Senk, ministër për çështje europiane në Republikën e Polonisë, si dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut.

Në fokus të këtij takimi të sotëm ishin rrethanat jetike në të cilat ndodhet Maqedonia e Veriut për të përshpejtuar hapin drejt integrimit europian, si rëndësia e miratimit të ndryshimit kushtetuese, zgjidhja përfundimtare të kontestit me Bullgarinë mbi shembullin e pajtimit franko-gjerman, përkushtimi për zbatimin e reformave të brendshme, procese këto që kërkojnë kompaktësi veprimi.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti elaboroi para përfaqësuesve të aleatëve ndërkombëtar të vendit iniciativën e ndërmarrë nga ana e subjektit të tij për krijimin e një fronti europian, insistimin e vazhdueshëm për reflektim nga ana e të gjithë palëve për tejkalimin e këtij ngërçi duke besuar se edhe në rradhët e VMRO DPMNE-së opozitare ka forca europiane që mendojnë për të mirën e vendit dhe nuk e duan izolimin e tij.

Ai poashtu potencoi se BDI mbetet gardian i përhershëm i Marrëveshjes së Ohrit, asaj të Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të miratuara me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar janë bërthama e paqes, progresit dhe perspektivës europiane të vendit.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Europës në takimin e sotëm shprehën mbështetjen e thellë për ndërmarrjen e hapave të duhura që do ta shpiejnë vendin dhe rajonin aty ku e kanë vendin, në Bashkimin Europian.

Related posts

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky