Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti – Lajçak: Ballkani meriton paqe dhe integrim

Shkup, 1 korrik – Në margjinat e Forumit të Prespës për Dialog që po zhvillohet në Ohër, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka zhvilluar takim me Miroslav Lajçak, përfaqësues special i Bashkimit Europian për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e bisedës në takimin mes Ahmetit dhe Lajçak, ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan se të dy vendet duhet të gjejnë zgjidhje që do të shërbente pozitivisht për gjithë rajonin dhe do t’u jepte fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit.

Një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës gjithnjë mund të ishte frytdhënëse dhe palët e involvuara në këtë dialog duhet marrë shumë seriozisht këtë, me qëllim për t’i dhënë një epilog përfundimtar gjithë procesit.

Ahmeti dhe Lajçak gjatë takimit kanë diskutuar edhe mbi kontestin me Bullgarinë, si pengesë për vendin në rrugë drejt Bashkimit Europian dhe sfidë e cila duhet kapërcyer që qytetarët mos mbesin peng i politikave nacionaliste që mund të hapen nga parti të caktuara në vendet fqinje.

Me këtë rast, Ahmeti kërkoi ndihmë edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA-ja si faktor të rëndësishëm dhe miq të vendit e rajonit për të ndikuar në vendimet për të mos bllokuar aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejtë rrugës së integrimit.

Reformat të cilat janë kusht për të hapur negociatat me Bashkimin Europian si dhe çështje tjera të rëndësishme në vend ishin po ashtu temë e bisedës mes Ahmetit dhe Lajçak.

Kënaqësi ta takoja z. Miroslav Lajçak, përfaqësues i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi.Njohja e…

Posted by Ali Ahmeti on Thursday, July 1, 2021

Related posts

Kurti: Minishengeni nuk ofron vizion për rajonin

D V

МSH: Dje janë vaksinuar 14.159 qytetarë

N E

Familja që u shua në tragjedinë në Bullgari

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More