Agjencia Zhurnal.mk.

Ahmeti: 28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare

Shkup, 28 Nëntor – Kryetari i BDI Ali Ahmeti me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së flamurit, ka uruar duke thënë se – 28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare, i kanë dhënë krahë shqipes në flamur, zë gjuhës sonë të bukur dhe gjakun e pastër të bijve që rrënjët e tokës sonë të qëndrojnë përjetë të lira, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, thuhet më tej në urimin e Ahmetit.

“Në robni puna jonë është lufta. Në liri lufta jonë është puna” do të thoshte dikur Mit’hat Frashëri, fjalë që përshkruajnë më së miri rrugëtimin e kombit tonë, mentalitetin e drejtë të tij për të mbrojtur identitetin, trojet e të parëve, dinjitetin dhe synimin e ardhmërisë së ndritur të gjeneratave.

28 Nëntorët e kombit kanë qenë çastet që kanë vulosur përjetësinë tonë kombëtare, i kanë dhënë krahë shqipes në flamur, zë gjuhës sonë të bukur dhe gjakun e pastër të bijve që rrënjët e tokës sonë të qëndrojnë përjetë të lira.

Urime të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen 579 vjetorin e ngritjes së flamurit kombëtar nga Skenderbeu, 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, 25 vjetorin e daljes së parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari!

"Në robni puna jonë është lufta. Në liri lufta jonë është puna” do të thoshte dikur Mit'hat Frashëri, fjalë që…

Posted by Ali Ahmeti on Monday, November 28, 2022

Related posts

Pendarovski: Nevojitet rezistencë shoqërore, sistematike, mediatike ndaj dezinformatave

Xh M

53 raste të reja me Covid, shërohen 94, vdesin 2 pacientë

Z.H

Ministri Çupi u takua me përfaqësues të diasporës së shumtë në SHBA

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More