Agjencia Zhurnal.mk.

Agjenda ambicioze e misionit të OSBE-së në Kaukazin e Jugut. Ja si u prit Bujar Osmani

Gjeorgji, 10 prill – Agjendë ambicioze. Forcim i lidhjes së OSBE-së me Gjeorgjinë. Ndihmë në ballafaqimin me sfidat e reja. Mbështetje për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Kështu është vlerësuar misioni i Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani, në Kaukazin e Jugut, respektivisht në Gjeorgji, nga krerë të lartë shtetëror.

Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut sot ka nisur bizitën katërditëshe nga Tbilisi, Gjeorgji.

“Dua të përcjell mesazhin se OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje thelbësore për Gjeorgjinë në zbatimin e angazhimeve në të tre dimensionet, gjë që do të kontribuojë për zbatimin e proceseve të reformave të tyre të brendshme. Uniteti në vendet pjesëmarrëse të OSBE-së është e një rëndësie thelbësore për të ardhmen e Organizatës dhe do të vazhdojmë të llogarisim në mikpritjen dhe mbështetjen e njohur gjeorgjiane”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.

Related posts

LSM dhe KOSM bashkë në protestën e 1 Majit nën moton “Ne punëtorët”

D V

Nesër dhe të shtunën reshje shiu, më pas stabilizim i motit

D V

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky