Agjencia Zhurnal.mk.

Agjencitë turistike shqiptare me destinacion të vetëm Stambollin, vendet tjera ia kanë lënë agjencive maqedonase!

Shkup, 1 dhjetor – Fundi i muajit dhjetor është i këndshëm me festat e fundvitit që zakonisht kremtohen jashtë shtetit, e për këtë mbase është i nevojshëm një organizim i agjencive përkatëse turistike. Mirëpo, agjencitë turistike shqiptare sikurse nuk dinë destinacion tjetër pos Turqisë, një pati filluar njëherë për vizitë në Stamboll vetëm me 80 euro, e pastaj shumë të tjerë kopjuan dhe siduket krijuan një asociacion turistik që shumë agjenci të ndryshme të shpien drejt një destincaioni të vetëm, atë të Turqisë. Për dallim prej agjencive turistike shqiptare ato maqedonase organizojnë udhëtime nëpër vende të ndryshme të botës, si Pragë, Milano, Verona, Vienë, e shumë vende të tjera që janë më atraktive për tu vizituar, shkruan Zhurnal.

Mungojnë ofertat për udhëtime gjatë periudhës së festave-

Agjencitë turistike shqiptare janë në “letargji” dhe po organizojnë udhëtime të zakonshme, askund tjetër pos Stambollit, ndërkaq nevoja është që përpos këtij destinacioni të ketë edhe oferta të tjera përmes të cilave do të vizitoheshin edhe vende të tjera që kanë histori dhe bukuri të ndryshme që ia vlen të vizitohen.

Thuajse në të gjitha festat që shqiptarët kërkojnë të lëvizin jashtë, alternativa e parë që i vjen në mendje është rajoni. Arsyeja është çmimi, siç argumentojnë agjencitë turistike, por edhe mungesa e kufizimeve, krahasuar me Evropën.

Me një përparësi të tillë dhe me organizime të mira për festa, janë Mali i Zi, Kroacia, Kosova, Bullgaria, por edhe Serbia kanë pasur rezervime të shumta nga shqiptarët, për pushimet e fundvitit. Faktor kyç, sipas agjencive është afërsia, sidomos për familjet, edhe me fëmijë, që mund të zgjedhin të udhëtojnë me veturat e tyre drejt këtyre destinacioneve.

Stambolli, ndonëse është një ndër destinacionet më të kërkuara dhe të preferuara për shqiptarët, ndryshe nga vendet evropiane, nuk ka traditën dhe atmosferën për Krishtlindjeve dhe Natën e Ndërrimit të Viteve.

Destinacionet të tjera që ia vlen të vizitohen pos Turqisë si dhe vendeve të rajonit-

Në krye të destinacionëve tjera është Dubai. Dikur ishte një nga destinacionet më të shtrenjta, por prej dy vitesh, çmimet kanë pësuar ulje të lehtë, prej vendosjes së linjës direkte të fluturimit nga Tirana. Paketat për këtë destinacion janë diku. 900 euro, 5 ditë dhe 1100 euro, 8 ditë.

Agjencitë turistike maqedonase ofrojnë destinacione evropiane, sidomos tani për vitin e ri ka organizime për të festuar vitin e ri në Budapest,  Pragë, Greqi,  Milano, Verona Vienë, Barcelonë e kështu me radhë. Edhe përkundër këtyre organizimeve për festat e fundvitit, këto agjenci kanë edhe organizime javore ku çdo javë ka shëtitje në Beograd, në Selanik, në Sofje. Si dhe gjatë verës oferta për në Antali dhe destinacione si Dubai, Zimbabwe, e të tjera kësi lloj ofertash nuk ka te agjencitë shqiptare.

Agjencitë shqiptare janë hamendur me ofertat për në Stamboll qoftë për tre ditë apo për oferta verore për pushime. gjatë verës do të thotë ka oferta vetëm për në Shqipëri dhe në Turqi për pushime, por qytetarët kanë nevojë për të shëtitur në destinacione tjera dhe agjencitë shqiptare nuk ofrojnë gjëra të tilla.

Kjo praktikë e agjencive turistike shqiptare nuk është në favor të qytetarëve shqiptarë sepse kufizon edhe nuk orienton në drejtim të duhur qytetarët për të vizituar vendet e duhura. Mbase më e duhura do të kishte qenë nëse kish pasur një dakordim në mes agjencive turistike që të përcaktohen vendet ku do të organizojnë udhëtimet, jo të gjithë në një destinacion të vetëm.

Megjithatë, qytetarët e turistët janë ato që mund të sjellin atë që kanë nevojë, prandaj duhet të mobilizohen të kërkojnë që këto agjenci të kufizuara të hapen më shumë dhe të ofrojnë oferta të reja sidomos gjatë periudhave të festave. /Zhurnal.mk

Related posts

Emërllahu: Ekipi më ka pritur shumë mirë, ftesa e Giresse ka qenë e pabesueshme për mua

Redaksia

Christian Mba për herë të dytë fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

Redaksia

Spasovski dëshmon kundër Rashkovskit: Qeveria nuk pati planifikuar blerje të softuerëve të tillë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More