Kryetari i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë për Dukagjinin ka folur rreth trajnerit të ri të Përfaqësueses së Kosovës.
Ademi ka paralajmëruar emërimin e trajnerit të ri gjatë kësaj jave, transmeton Gazeta Olle.
“Është java e fundit, besoj se do ta përfundojmë këtë çështjen e trajnerit”, tha fillimisht Ademi.
Tutje, ai tregon se cilët janë trajnerët e rrethit të ngushtë.
“E kemi bë një komision bashk me Komitetin Ekzekutiv që i kemi nda pesë emrat e fundit të cilët i kemi konsideru më të mirët për ne. Janë gjermanë, zvicranë, francezë, polakë, belg dhe holandezë”, tha i pari i futbollit kosovar.
Në fund, Ademi tha se ndihet i nderuar që kaq shumë emra kanë konkuruar për të marrë drejtimin e dardanëve, teksa zbuloi se në mesin e tyre nuk kishe aplikuar asnje shqiptar.
/Gazeta Olle/