Agjencia Zhurnal.mk.

Agim Ademi takohet me legjendën holandeze Clarence Seedorf në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi tash e disa ditë po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, si i ftuar special i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube.

Gjatë mbrëmjes së sotme, kur po zhvillohet ndeshja finale e këtij eventi ndërmjet Chelseat dhe Palmeirasit, i pari i futbollit kosovar është takuar me njërin prej futbollistëve më të spikatur holandez, Clarence Seedorf. Takimin me ish-futbollistin e Ajaxit, Sampdorisë, Real Madridit, Interit e Milanit, Ademi e ka bërë të ditur në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe për finalen e Kupës së Botës për klube, Chelsea vs Palmeiras, takova edhe legjendën e futbollit holandez, Clarence Seedorf”.

“Kënaqësi të bashkëbisedosh me të për karrierën e bujshme dhe për vizionin e tij për futbollin në përgjithësi”, ka shkruar Ademi.

Seedorf në vitin 2019 e ka drejtuar kombëtaren e Kamerunit, derisa ka qenë edhe trajner i Milanit dhe Deportivo La Corunës.

Related posts

Vijon votimi në Kumanovë dhe Nagoriçan të Vjetër

D V

Kamçev del nga paraburgimi, pranohet garanca prej gati 11 milionë euro

D V

Çfarë paraqet për vendet kandidate ideja e re e Makronit për krijimin e Komunitetit Politik Evropian?

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More