Agjencia Zhurnal.mk.

Ageler: Shteti dhe qytetarët bënë më shumë se sa duhej që t’i hapin proceset negociuese

Shkup, 14 nëntor – Shteti dhe qytetarët morën vendime të rënda dhe bënë kompromise që të jenë pjesë e NATO-s, ndërsa sot gjenden para një sfide të re me procesin e integrimeve evropiane, theksoi sot ambasadorja amerikane në vend Anxhela Prajs Ageler në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Objektivi i të rinjve për paqe dhe pajtim” që u mbajt në Ohër në organizim të Lidhjes Rinore – Krushevë, ndërsa me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së.

 

Ageler, e cila në funksion është vetëm tetë ditë, ndërsa në vend ka qëndruar nga viti 2011 deri në vitin 2013, theksoi se qytetarët kanë bërë më shumë se sa duhej që t’i hapin proceset negociuese.

“Nëse dikush në vitin 2013 më thoshte se ky vend do ta ndryshonte emrin e tij që të bëhet anëtari më i ri i NATO-s, unë do të thosha kjo nuk është e mundur. Por e ndryshuat. Dhe sot për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e gjeneratës suaj keni sfidë të re, e ajo është integrimi në BE. Ky vend dhe këta qytetarë bënë më shumë se sa duhej që t’i hapin proceset negociuese. Hyrja në BE do ta bëjë më të prosperuar dhe më stabil këtë vend”, tha Ageler.

Sipas saj, të rinjtë në Ballkanin Perëndimor përballen me sfida të mëdha, por kanë fuqinë që ta përmirësojnë gjendjen e shtetit të tyre dhe t’i tejkalojnë sfidat. Duke i inkurajuar pjesëmarrësit në konferencë, theksoi se të rinjtë janë pjesë integrale, që mund ta bëjë rajonin të qëndrueshëm dhe demokratik në sundimin e drejtësisë.

“Unë duhet t’ju inkurajoj që të bëheni udhëheqësit e rinj që do të krijojnë të ardhmen që dëshironi për bashkësitë tuaja. Ndryshe nga gjeneratat e vjetra, ju e shikoni të ardhmen me shpresë, sepse mund të kontrolloni prosperitetin dhe stabilitetin në rajon për shkak të gjithë diversitetit që ekziston tek të gjithë. Jini të guximshëm, jini të sigurt dhe keni shpresë dhe jepni potencialin tuaj për të përmirësuar jetën tuaj dhe jetën e të tjerëve që jetojnë në vendet tuaja”, tha Ageler.

Gentrit Krasniqi, përfaqësues nga organizata rinore për edukim dhe arsim nga Kosova konsideron se çështja e Kosovës është më shumë çështje politike.

“Ne të rinjtë mund të bashkëpunojmë më shumë, t’i vizitojmë vendet mes vete dhe ashtu të kontribuojmë për paqe. Çështja tjetër është se politikanët, gjegjësisht udhëheqësit e dy shteteve janë ata që i propagandojnë ato probleme, jo ne të rinjtë”, tha Krasniqi.

Manuela Petroviq nga organizata rinore nga Graçanica theksoi se situata në Kosovë dhe ndikimi politik është mjaft i tensionuar dhe reflektohet në të gjitha bashkësitë e të rinjve veçanërisht në atë serbe dhe shqiptare. Sipas saj, kompromisi mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë është i mundshëm, nëse gjendet interes i përbashkët, por është e nevojshme edhe mbështetja nga përfaqësuesit politikë.

Nina Jovanovska nga Lidhja Rinore – Krushevë konsideron se të rinjtë nuk janë inertë për atë që ndodh në nivel rajonal, por edhe evropian dhe botëror.

Qëllimi i konferencës “Objektivi i të rinjve për paqe dhe pajtim”, sipas Metodija Stojçeskit nga Lidhja Rinore – Krushevë është krijimi i platformës për të rinjtë e Ballkanit, ku do të kenë mundësi që të bisedojnë, të shkëmbejnë mendime dhe qëndrime se si ta ruajmë paqen në Ballkan.

Në konferencën “Objektivi i të rinjve për paqe dhe pajtim” marrin pjesë 50 liderë të rinj nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Serbia.

Related posts

Boçvarski nga Sofja: Rritja e lejeve transportuese vjetore dhe ndërtimi i interkonektorit të gazit Strumicë – Petriç

D V

Nikolla Dimitrov: Nevojitet kthesë e plotë në politikën tonë ndaj Bullgarisë

Xh M

Çairit ju shtua edhe një kënd super-modern për fëmijë (FOTO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More