Agjencia Zhurnal.mk.

Ageler: SHBA mbështesin plotësisht integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 21 nëntor – Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Anxhela P. Ageler shprehu sot mbështetjen e plotë të Uashingtonit për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Ageler, në takimin me zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështjet Ekonomike, Koordinim të Resorëve ekonomik dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, janë marrë vendime të vështira për të hapur rrugën drejt BE-së, për të cilat vendi mbështetet plotësisht nga SHBA-ja.

Bytyqi, siç thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë, i uroi mirëseardhje ambasadores Ageler dhe mandat të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut dhe shprehu mirënjohjen e tij për punën e shkëlqyer dhe bashkëpunimin e hapur të ambasadores së mëparshme amerikane, Kejt Meri Bërns.
Në njoftim thuhet se Bytyqi dhe Ageler ranë dakord me angazhim të përbashkët dhe komunikim të mëtejshëm, që të punojnë me përkushtim në promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, i cili do të shkojë paralelisht me negociatat për anëtarësim në BE, por mbi të gjitha për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Në atë drejtim, Maqedonia e Veriut si anëtare me të drejtë të plotë e NATO-s është një partner i besueshëm për investitorët në vend, ndërsa Qeveria vazhdimisht po punon për parashikueshmërinë dhe stabilitetin për zhvillimin e biznesit, që çon në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë vendase”, thuhet në kumtesën lidhur me takimin Bytyqi-Ageler.

Related posts

KSHPK-ja përsëri do të diskutojë mbi ankesën e Slijanovska – Davkovës për shkeljen e rregullave zgjedhore

D V

Mot i ndryshueshëm me shi të përkohshëm dhe më freskët, deri në 18 gradë

D V

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy