Agjencia Zhurnal.mk.

Afrim Gashi takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Prishtinë, 9 dhjetor – Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, sot ka zhvilluar takim me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin. Ky i fundit e ka përshëndetur vendimin e Alternativës për t’u bërë pjesë e shumicës së re parlamentare.

 

“Takim shumë i mirë e vëllazëror me Afrim Gashin, Kryetarin e Alternativës në Maqedoninë e Veriut, e cila së fundmi ka vendosur të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës atje.

Gashi e përgëzova për këtë vendim të drejtë, i cili është në funksion të përmirësimit dhe fuqizimit të pozicionit të bashkëkombësve tanë në këtë shtet.

Gjatë këtij takimi, diskutuam poashtu për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive tona”, ka shkruar në një postim në facebook Krasniqi.

Related posts

Hapet qendër e re për trajnim të dhuruesve të shërbimeve sociale

Z H

Direkt nga burgu i Idrizovës flet Naser Baraliu i Grupit të Kumanovës: Nuk erdha këtu për ta vrarë Ali Ahmetin

D V

Dimitrov: Për zgjidhjen eventuale me Bullgarinë duhet të debatohet në Kuvend

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More