Agjencia Zhurnal.mk.

Afrim Gashi nga Kumanova: Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është ndalimi i migrimit

Shkup, 10 tetor – Mbrëmë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, agjendën e tij të takimeve e ka vazhduar në Kumanovën legjendare, ku u mirëprit nga aktivistë dhe simpatizantë të koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët.

 

Në fjalën e tij para banorëve të Kumanovës, Gashi kërkoi mbështetje për koalicionin, duke theksuar se 17 tetori është dita e ndryshimit të rrethanave politike në vend.

“Në katër vitet e ardhme koalicioni ynë në këshillin e Kumanovës do të duhet të bëjë një betejë të pakompromistë për ta përmirësuar migrimin dhe arsimin. Migrimin mund ta ndalim duke e përmirësuar gjendjen ekonomike në vend. Beteja më patriotike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është që ta ndalim migrimin. Pas 17 tetorit do të fillon ndryshimi i madh i skenës politike në vend. Nëse ne më 17 tetor e fitojmë shumicën e komunave, kjo qeveri nuk mund të qëndrojë në këmbë. Ndryshimi vjen duke e rrethuar pastër numrin 6.”, përfundoi Gashi.

Related posts

Arifi: Kemi shumë projekte të cilat do të realizohen gjatë katër viteve të kaluara

D V

Maksim Dimitrievski po blen vota, akuzuan nga LSDM-ja e Kumanovës

D V

Sadi Bexheti vazhdon me videot e tij në profilin e tij zyrtarë.

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More