Agjencia Zhurnal.mk.

Afera për korrupsion në Gjirokastër, SPAK nis hetimet

E gjithë çështja ka nisur pasi Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje. Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Çafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin.– Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka vendosur të regjistrojë procedim penal për korrupsion ndaj avokatit të Gjirokastrës, Shpëtim Maçit, Thanas Papadhimitrit dhe drejtuesit të prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.Fillimisht, çështja është nisur nga prokuroria e Gjirokastrës por më pas dosja është tërhequr në muajin tetor të vitit 2021 nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe tashmë po ndiqet gradualisht nga oficeri i BKH, Mikeljan Shkalla dhe prokurori i SPAK, Dritan Prençi. Papadhimitri ka treguar se ka dhënë një shumë parash prej 3 mijë euro.

 

E gjithë çështja ka nisur pasi Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje. Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Çafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin.

Para disa ditësh, Thanas Papadhimitri u arrestua nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”. Ai akuzohet se përmes avokatit ka korruptuar prokurorin për t’i shpëtuar dënimit pasi shkaktoi një aksident në qershor të vitit 2019.

Related posts

30 vjet marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë, Rama viziton Romën

D V

Sekuestrohen afro dy mijë kg medikamente mjekësore kontrabandë në Durrës

D V

Borë dhe ngrica në Shqipëri, Autoriteti Rrugor u bën thirrje shoferëve për kujdes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More