Agjencia Zhurnal.mk.

Afera e impianteve të plehrave në Shqipëri, Tabaku: SPAK duhet t’i hetoj të tre çështjet si një të vetme

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku u shpreh sot se Prokuroria e Posaçme SPAK duhet t’i hetoj të tre çështjet e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët, si një të vetme.

Në një postim në Facebook, Tabaku tha se bashkimi i çështjeve do të mundësoj nisjen e një hetimi të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në këtë aferë.

Duke e quajtur aferën e inceneratorëve si “vjedhjen e shekullit”, Tabaku shtoi se “raporti i opozitës të cilit i është bashkëngjitur dhe një kallëzim i madh penal e sqaron mjaft mirë skemën se si qeveria Rama ka angazhuar gjithë resurset qeveritare për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 milionë euro”.

SPAK ka nën hetim marrëveshjet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.

“Koha që drejtësia të veprojë pasi Shqipëria luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar duhet ta ketë prioritet. Koha që SPAK mos të trembet nga sulmet politike!”, ka shtuar Tabaku.

📍📍📍 E gjithë alibia e shumicës socialiste për 3 inceneratorët me vlerë 430 mln euro rrotullohej rreth një vendimi që…

Posted by Jorida Tabaku on Friday, April 15, 2022

Related posts

Sot mblidhet Kuvendi, pritet të miratohet akti normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit

Z.H

Gripi i shpendëve konfirmohet në Durrës, Dibër dhe Korçë, raportohen mbi 358 mijë pula të ngordhura

D V

Gjermarkaj: Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha dhe PD

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More