Agjencia Zhurnal.mk.

Afër 10.000 raste të reja me COVID-19 në Çeki

Afër 10.000 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Çeki njoftuan autoritetet të mërkurën (3 nëntor).

 

Gjatë 24 orëve janë regjistruar 9.902 raste të të infektuarve. Një shifër e tillë nuk është shënuar në këtë vend të Bashkimit Evropian që nga muaji mars.

Numri i pacientëve të shtruar në spital kaloi shifrën 2.000 për herë të parë që nga muaji maj. Prej tyre 288 janë në kujdes intenziv.

Çekia, sikurse edhe vendet tjera të Evropës Qendrore po shënojnë një rritje të rasteve me COVID-19.

Autoritetet kanë bërë përpjekje të shmangin një mbingarkesë në spitale duke rritur shkallën e vaksinimit.

Mbi 6 milionë njerëz në vendin me 10.7 milionë banorë janë vaksinuar plotësisht.

Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës.

Çekia ka shënuar mbi 30.000 mijë viktima nga sëmundja që nga marsi i vitit 2020.

Related posts

Kapaciteti ditor i testimit për Covid-19 në Kinë arrin në 15 milionë

Z H

Biden nuk është penduar për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Redaksia

Kërkohen hetime masive pas zbulimit të eshtrave të 215 fëmijëve në Kanada

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More