Agjencia Zhurnal.mk.

Aeroporti i Tiranës: Për të udhëtuar drejt Francës dhe Zvicrës duhet vaksinoheni me vaksina të njohura nga EMA

Aeroporti i Rinasit njofton se pasagjerët që duan të udhëtojnë drejt Francës dhe Zvicrës duhet të jenë të vaksinuar me vaksinat e certifikuara nga EMA, me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

 

TIA njofton se pasagjerët duhet të paraqesin vetëm rezultatin e PCR negative, të kryer në më pak se 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë i TIA-s

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Francë dhe Zvicër

Nga sot, për hyrjen në territorin e Francës dhe Zvicrës, për një udhëtar që vjen nga Shqipëria:

Nëse udhëtari me pasaportë shqiptare është i vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA ( Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca,
Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë lirisht në të dyja shtetet.

Nëse nuk është i vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi, ai duhet të paraqesë vetëm rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) ose ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 72 orë para nisjes

Related posts

Lulzim Basha përkujton viktimat e komoniymit

Redaksia

Përmendi Ilir Metën, Kryemadhi i përgjigjet Bashës: Asgjë e re nga fronti i lindjes

D V

Lugina e Valbonës park ikonik, Rama ndan shkrimin e prestigjiozes “Forbes”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More