Agjencia Zhurnal.mk.

Aeroplani Boeing 737 ulet urgjentisht në oqean, ja çfarë ndodhi me pilotët

Pilotët e një aeroplani mallrash bënë një ulje dëshpëruese emergjente gjatë natës në ujërat e Oqeanit Paqësor, afër Havait, dhe u shpëtuan mrekullisht nga ekipet e shpëtimit.

 

Njëri pilot u gjet duke u mbajtur për bishti të aeroplanit që ndodhej në ujë, ndërsa tjetri u shpëtua, pasi u gjet duke u mbajtur në një pako që qëndronte mbi ujë, shkruan The Guardian.

Pilotët ishin duke drejtuar një aeroplan të tipit Boeing 737-200, që u nis nga Honolulu dhe për destinacion e kishte aeroportin Kahului, por u kthye shpejt në drejtim të Honolulut, sipas të dhënave të një faqeje për përcjelljen e fluturimeve.

Pak kohë më pas, roja bregdetare iu përgjigj raportimeve për një aeroplan të rrëzuar në jug të ishullit Oahu, me dy persona brenda.

Rreth orës 2 e 30 minuta të mëngjesit, një helikopter i rojës bregdetare arriti që t’i lokalizonte mbetjet e aeroplanit. Duke kërkuar për të mbijetuar, ekipet e kërkim-shpëtimit e gjetën njërin pilot duke u mbajtur për bishti të aeroplanit dhe e dërguan në spital.

Tjetri pilot u gjet duke u mbajtur në disa pako dhe  u shpëtua nga një barkë e departamentit të shpëtimit, duke u dërguar në breg. Të dy pilotët po kontrollohen nga mjekët.

Rreziku që pilotët të vdesin gjatë lëshimit emergjent në ujë është i lartë, sidomos natën dhe sidomos në oqean të hapur.

Related posts

Parlamenti estonez miraton një rezolutë: Krimet ruse në Ukrainë i cilëson si gjenocid

D V

Pas nëntë vjetëve, Berlusconi po i rikthehet skenës politike

Xh M

Rreth 600 migrantë do të kthehen nga Bjellorusia në Irak

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More