Agjencia Zhurnal.mk.

Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve

Aktorja dhe njëherësh deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, me anë të një postimi të fundit u bëri apel të gjithëve që të vaksinohen për një jetë më të shëndetshme.

Mes shumë aludimeve e teorive, Matoshi thotë se i beson mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve.

Adriana Matoshi (Foto: Instagram)

“Unë për vete jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve. Vaksinohuni edhe ju për një jetë më të shëndetshme”, ka thënë ajo.

Ditëve të fundit duhet theksuar se është rritur dukshëm numri i rasteve me coronavirus, gjë që ka bërë të ndërmerren masa të reja nga ana e Qeverisë.

Nga dita e djeshme (30 gusht) deri më 13 shtator në vend do të ketë orë policore që fillon nga 22:00 deri në 05:00.

Gjithashtu, gastronomia ka një orar të ri dhe lejohet vetëm në ambiente të hapura. 

Related posts

John Travolta tregon bisedën emocionale me të birin 10 vjeçar pas vdekjes së bashkëshortes, Kelly Preston

D V

“Levitating” e Dua Lipës është zyrtarisht kënga më e dëgjuar e vitit 2021 në Amerikë

D V

Morena Taraku duket tërheqëse dhe plot stil rrugëve të Stambolli

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More