Agjencia Zhurnal.mk.

Adriana Lima zgjedh një pamje natyrale teksa rikthehet në tapetin e kuq në Mynih, pasi bëri bujë me paraqitjen në premierën e ‘Hunger Games’

Adriana Lima u rikthye në tapetin e kuq të hënën në mbrëmje, disa javë pasi bëri bujë me daljen e saj të fundit publike në një premierë në Los Angeles.

Modelja braziliane, një ‘ish-engjëll’ i ‘Victoria’s Secret’, u detyrua të mbrohej pasi fansat pretenduan se ajo dukej ‘e panjohur’ në prezantimin e “The Hunger Games: The Ballad Of Songbirds & Snakes” në Los Angeles në nëntor.

Por ajo u kthye në tapetin e kuq dhe shpresonte për një përgjigje më të mirë nga të pranishmit në galën e bamirësisë ‘Mon Chéri Barbara’ në Mynih, shkruan DailyMail.

Modelja, 42 vjeçe, e zbuti makijazhin e saj dhe zgjodhi një pamje më të butë ndërsa ndoqi ngjarjen, e cila ndihmon në mbledhjen e parave për fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe projekte për ndihmë mjekësore dhe ndihmë në fatkeqësi.

E veshur me një fustan mbrëmjeje me pelerinë për eventin vjetor, Adriana tërhoqi vëmendjen teksa pozoi për disa fotografi pasi mbërriti përpara galas vjetore.

Në nëntor Adriana tronditi fansat teksa ndiqte premierën e ‘Hunger Games’ në Los Angeles.

Ndërsa ajo është një nga engjëjt më me ndikim të ‘Victoria’s Secret’ të të gjitha kohërave, pamja e saj “ngriti vetullat” për shkak të ndryshimeve të dukshme në fytyrën e saj gjatë muajit të fundit.

“Nuk do ta kisha idenë se ishte i njëjti person”, shkroi një përdorues i mediave sociale në ‘X’, ndërsa të tjerë spekuluan se bukuroshja braziliane mund të ishte ‘ende e fryrë’ nga një procedurë kozmetike, si një ‘liftim i fytyrës’ ose ‘mbushje’.

Një tjetër shkroi: “Oh JOOOOO! Çfarë i bëri ajo fytyrës së saj?! dhe pse????? Ajo ishte perfekte më parë.” 

Related posts

Si do e justifikon Alba këtë foto para Vedatit?!

Xh M

‘Marvel’ publikohet nga Dako

Xh M

Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy